“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrje të fuqishme në bulevard, nis marshimi i protestuesve
21 October 2026, 20:01 / POLITIKË
Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët, si dhe qytetarët e shumtë të pranishëm kanë thirrur në kor “Dorëheqje, dorëheqje”.
Protestuesit janë duke bërë një marshim.
Kjo është dita e nëntë e protestës së fuqishme të studentëve dhe qytetarëve të tjerë.
Kërkesa kryesore është largimi i kryeministrit Rama, që e akuzojnë për keqqeverisje dhe se drejton një qeveri me skandale të shumta korrupsioni.
Kryeministri ka ofruar dialog me studentët dhe qytetarët, mirëpo këto të fundit kanë deklaruar se nuk ka dialog me kreun e qeverisë, pasi dhe më herët nuk ka mbajtur premtime.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
Nga Kimete Berisha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
