Bellingham befason Mourinhon te Real Madridi, i pari që mbërrin dhe i fundit që largohet nga stërvitja

21 October 2026, 20:38 / SPORT ALFA PRESS

Bellingham befason Mourinhon te Real Madridi, i pari që mbërrin dhe i

Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur nga qëndrimi dhe etika e punës së Jude Bellinghamit në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Trajneri portugez është rikthyer për një aventurë të dytë te Los Blancos gjatë verës dhe është përballur me sfidën e menaxhimit të disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Kylian Mbappen, Vinicius Juniorin dhe Bellinghamin.

Megjithatë, sipas raportimeve, ajo që e ka impresionuar veçanërisht Mourinhon është përkushtimi i mesfushorit anglez në stërvitje.

Sipas Marcos Benitos nga emisioni El Chiringuito, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit po tregon një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, duke kaluar rregullisht deri në tetë orë në ditë në kompleksin stërvitor të klubit në Valdebebas.

Mourinho thuhet se ka mbetur i habitur nga përkushtimi i Bellinghamit, i cili shpesh është lojtari i fundit që largohet nga qendra stërvitore, pasi qëndron më gjatë se bashkëlojtarët e tij.

Edhe futbollistët e tjerë të Real Madridit janë mahnitur nga dedikimi i 23-vjeçarit, ndërsa shembulli i tij konsiderohet se ka ndikim pozitiv në të gjithë grupin.

Bellingham pati një sezon të vështirë vitin e kaluar, kur luajti edhe përkundër dhimbjeve fizike. Megjithatë, ai është rikthyer në formë, duke regjistruar shtatë kontribute në gola në 11 paraqitje.

Real Madridi gjen përforcimin e ‘ëndrrave’ te Arsenali, por ka një problem të madh
 
Paraqitjet dhe rëndësia e tij për skuadrën pritet të shpërblehen me një kontratë të re, me kushte të përmirësuara, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2031.

Zgjatja e kontratës pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke e lidhur Bellinghamin me kampionët 15-herë të Evropës deri në moshën 28-vjeçare.

Po ndodh...