“Protesta në Shqipëri është pro-europiane” – Eurodeputeti austriak, Waitz: Rama po kërcënon me anulim arsimi falas dhe po ndalon të mitur! Nuk përputhet me vlerat tona!
Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka lëshuar një reagim të drejtpërdrejtë mbi krizën politike dhe përdorimin e forcës ndaj protestuesve në Shqipëri.
Në mesazhin e tij, Waitz u përgjigj deklaratave të kryeministrit se protestat cënojnë anëtarësimin në BE, duke sqaruar konceptin e vërtetë të integrimit europian:
“Më lejoni ta sqaroj: Protesta për institucione që janë të aftë e të gatshëm të luftojnë korrupsionin është pro-europiane. Protesta për një arsim cilësor është pro-europiane. Dhe protesta për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu pro-europiane.”
Eurodeputeti dënoi ashpër sulmet dhe masat represive ndaj studentëve dhe protestuesve në shesh: “Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama u thotë protestuesve se ata janë ‘ekstremistë në duar të huaja’ dhe kërcënon se do të anulojë bursat e arsimin falas. Ai po dërgon gaz lotsjellës, hedhëse uji dhe po ndalon të mitur. Kjo nuk është absolutisht në përputhje me vlerat europiane.”
Waitz nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të realizohet vetëm përmes respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës:
“Të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Europian si një shtet të së drejtës, si një shtet që respekton të drejtat e qytetarëve, që mbron zonat natyrore dhe që dëgjon qytetarët e saj e respekton të drejtën e tyre për të demonstruar. Kjo është rruga europiane dhe shpresojmë që Shqipëria ta bëjë veten gati për të.”
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
