“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

Zbardhet dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes.
Vata ka deklaruar se e ka goditur me thikë për vetëmbrojtjes, pasi sipas tij, ka qenë viktima që i është drejtuar atij me armën e ftohtë.
Para trupit gjykues, Vata ka deklaruar se në lokal ndodhej një grup turistësh francezë, të cilët po bënin zhurmë.
Sipas Vatës, shoku i tij u ka kërkuar të ruanin qetësinë, por turistët kanë vijuar me sharje dhe më pas ka nisur përleshja fizike.
Vata ka pretenduar se gjatë konfliktit, njëri prej turistëve kishte një thikë, të cilën ai ia ka marrë pasi e ka neutralizuar. Në këtë moment, sipas dëshmisë së tij, një prej turistëve e ka goditur me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë. Ai ka deklaruar se, ndërsa turistët kanë tentuar ta godasin sërish, ka lëvizur dorën instinktivisht për t’u mbrojtur, por nuk kujton se si e ka goditur viktimën.
“Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në ‘shock’. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga ‘shock’-u jam larguar”, ka deklaruar Vata.
Ndërkohë, shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i njohur me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve, ka deklaruar se Vata e ka telefonuar rreth orës 06:30 dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Tiranës, duke i thënë se ishte rrëzuar nga motori.
Edhe të ndaluarit e tjerë kanë mbajtur qëndrim mohues para gjykatës, duke deklaruar se nuk e kanë parë momentin e përleshjes.
Në përfundim të seancës, trupa gjykuese e Sarandës ka vendosur masën arrest me burg për Vatën.
Po ashtu, për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu është vendosur masa “arrest në burg”, dy shtetasit turq që tentuan ta largonin me makinë.
Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor.
Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128