Pas përplasjes së mbrëmshme, Kuvendi rinis punimet, Kurti: Jam këtu
8 August 2026, 11:26 / KOSOVA
Kuvendi i Kosovës ka nisur sot punimet, pas situatës së krijuar mbrëmjen e kaluar lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë duke hyrë në Kuvend, ndërsa është pyetur nga mediat për pjesëmarrjen në seancën e sotme.
Kurti deklaroi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës konstituive, deputetit më të moshuar, Avni Dehari.
“Kryesuesi i seancës konstituese, deputet më i moshuar Avni Dehari, ka ftuar për vazhdimin e seancës dhe unë kësaj i përgjigjem pozitivisht”, tha shkurtimisht Kurti.
Seanca vjen pas zhvillimeve të tensionuara të mbrëmjes së kaluar, ndërsa pritet të shihet nëse sot do të arrihet përparim në procesin e konstituimit të Kuvendit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128