Protesta kundër ndarjes territoriale, ish-kandidati socialist sulmon Ramën: Tradhtar i Shqipërisë! Ju kërkoj ndjesë që ju kërkova votën
Ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Paulin Luli ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama, duke iu bashkuar protestës së banorëve të Fushë-Arrëzit kundër ndarjes së re territoriale, e cila parashikon edhe shkrirjen e kësaj bashkie.
Pas pjesëmarrjes në protestat e organizuara nga qytetarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Luli është bërë pjesë edhe e reagimit të banorëve të Fushë-Arrëzit, të cilët kundërshtojnë ndryshimet e propozuara në hartën territoriale dhe pasojat që ato pritet të kenë për zonën.
Nga sheshi ku u zhvillua protesta, ish-kandidati socialist mbajti një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit, duke kritikuar qëndrimet dhe politikat e qeverisë. Luli kërkoi ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë më herët Ramës, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për tradhti ndaj vendit.
“Ju kërkoj ndjesë nëse ju kam kërkuar votën për Edi Ramën, por ky nuk e ka merituar dhe nuk e meriton. Nuk e meriton votën e këtij populli. Nuk e ka merituar asnjëherë. Nëse ka një tradhtar i Shqipërisë është Edi Rama, nuk jam unë. Unë nuk ju kam tradhtuar, ja ku jam”, u shpreh Luli.
Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te periudha kur ka mbajtur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, duke pretenduar se ka zgjedhur të largohet nga posti kur është përballur me presione për të firmosur vendime që, sipas tij, mund ta vinin përballë përgjegjësisë ligjore.
“Unë kam qenë drejtor i Përgjithshëm, por kur këta kërkojnë që unë të firmos dhe të shkoj në burg për ata, unë kam dhënë dorëheqjen. Nuk jam për të vjedhur, nuk jam i korruptuar, nuk jam në interesat e këtyre që duan të shesin Shqipërinë. Unë jam për punë të ndershme, për meritokraci, për drejtësi”, tha ai.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128