Vezë, tension dhe bllokim/ Kosova mbetet sërish peng e ngërçit, ndërpritet seanca
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish, pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, nuk ka paraqitur propozimin për emrin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e punimeve pasi nuk pati një propozim konkret për drejtimin e Kuvendit.
Edhe kjo seancë pritet të thellojë ngërçin politik që ka shoqëruar prej ditësh procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht thirrjeve për vazhdimin e procedurave, palët politike nuk kanë arritur ende të sigurojnë një zgjidhje për një prej hapave kryesorë të konstituimit të legjislativit.
Situata vjen pas zhvillimeve të tensionuara gjatë ditës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, sulmoi me vezë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë lidhur me procesin e konstituimit.
Incidenti u shoqërua me tensione në sallën e Kuvendit, ndërsa situata politike vijon të mbetet e bllokuar.
Tashmë, pa një kandidat për kryetar të Kuvendit dhe pa dakordësi mes subjekteve politike, procesi i konstituimit mbetet sërish pezull.
Ndërprerja e sotme rikthen edhe një herë pikëpyetjet mbi mënyrën se si do të zgjidhet ngërçi dhe nëse partitë do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje për të çuar përpara funksionalizimin e Kuvendit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128