Pritje, heshtje dhe sallë bosh/ Çfarë po ndodh me seancën konstituive në Kosovë?
Kanë kaluar më shumë se gjysmë ore nga ora e paraparë për nisjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por punimet ende nuk kanë filluar.
Në pamjet e publikuara nga Kuvendi shihet se, deri më tani, salla e seancës vijon të jetë pa deputetë, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të nisë zyrtarisht mbledhja.
Seanca e sotme pritet të jetë një tjetër përpjekje për avancimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, i cili prej kohësh është shoqëruar me përplasje politike dhe mungesë konsensusi mes subjekteve parlamentare.
Në rendin e ditës pritet të jetë procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, një prej hapave të rëndësishëm për përfundimin e procesit të konstituimit të legjislativit.
Situata vjen pas zhvillimeve të tensionuara të një dite më parë, kur seanca nuk arriti të përmbyllë procesin dhe palët politike mbetën të ndara për mënyrën e vijimit të punimeve.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi më herët se do t’i përgjigjej pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës konstituive, deputetit më të moshuar Avni Dehari, për vazhdimin e punimeve.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128