Përplasja me armë zjarri në mes të ditës, reagon Regina Group : Besim të plotë te institucionet dhe vijojmë punën

4 September 2026, 13:47 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përplasja me armë zjarri në mes të ditës, reagon Regina

Një deklaratë publike ka ardhur së fundmi nga kompania “Regina Group” sa i përket ngjarjes së regjistruar paraditen e së enjtes, në ambientet e “Regina Palm Resort”, ku një konflikt mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça, degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Përmes këtij reagimi, “Regina Group” e cilëson ngjarjen si një incident të paprovokuar dhe shpreh mirënjohje për ndërhyrjen e organeve përkatëse, ndërsa falënderon punonjësit për qëndrimin e treguar gjatë situatës.

Kompania thekson se ngjarja nuk do të ndikojë në aktivitetin e saj, duke garantuar klientët se projektet në ndërtim dhe turizëm do të vijojnë normalisht. “Regina Group” shpreh gjithashtu besimin te institucionet e drejtësisë, ndërsa deklaron se do të vijojë aktivitetin me transparencë dhe në përputhje me ligjin.

“Falënderojmë organet e rendit për ndërhyrjen e shpejtë e profesionale, si dhe të gjitha strukturat shtetërore të cilat u angazhuan gjatë ditës së djeshme me përkushtim dhe përgjegjshmëri. Ato dëshmuan se janë në shërbim të qytetarëve, rendit e ligjshmërisë, veçanërisht në këtë sezon turistik të ngarkuar. Shprehim besimin tonë të plotë në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë publike, të cilat mbeten garantuesit kryesorë të një mjedisi biznesi të sigurt e të qëndrueshëm.

Shoqëria jonë do të vazhdojë të operojë me transparencë të plotë dhe angazhim ndaj vlerave që na kanë karakterizuar deri më sot.

Ne mbetemi të përkushtuar në korrektësinë tonë ndaj klientëve, punonjësve, bashkëpunëtorëve tanë në biznes, detyrimeve që rrjedhin nga ligjet dhe përbuzim çdo lloj imponimi që bazohet te paligjshmëria”, theksohet më tej.

Po ndodh...

ide