Po planifikonte një sulm terrorist në Stamboll, neutralizohet në kohë nga policia 21-vjeçari! Ishte pjesë e ISIS-it

Policia turke ka neutralizuar një 21-vjeçar, i cili ishte i lidhur me grupin terrorist ISIS, ku dyshohet se ai po planifikonte një sulm terrorist në Turqi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen Sultanbeyli të Stambollit. Sipas mediave turke, i dyshuari është identifikuar si 21-vjeçari Berkan C., i cili u lokalizua gjatë një operacioni të Drejtorisë së Degës Kundër Terrorizmit të Departamentit të Policisë së Stambollit, në koordinim me Drejtorinë e Degës së Inteligjencës.
Policia fillimisht nisi operacione në dy adresa në dy lagje në Stamboll, si pjesë e përpjekjeve për të kapur të dyshuarin. Por ai arriti të arratisej gjatë bastisjeve, duke bërë që forcat e sigurisë të zgjerojnë kërkimin e tyre. Më vonë autoritetet zbuluan se 21-vjeçari kishte blerë një blietë autobusi, i cili kishte planifikuar të nisej nga Terminali i Autobusëve Sultanbeyli në anën aziatike të Stambollit.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit bëri të ditur se i riu dyshohet se kishte lidhje me organizatën terroriste ISIS dhe se po planifikonte një sulm terrorist në vend.
“Një operacion u krye në Sultanbeyli për të kapur Berkan C. (21), i cili u vlerësua se kishte lidhje me organizatën terroriste të armatosur ISIS dhe se po planifikonte një sulm terrorist në vendin tonë”, tha zyra e guvernatorit.
Gjatë operacionit, 21-vjeçari dyshohet se hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, duke shkaktuar kundërpërgjigjen e forcave të sigurisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur një civilë.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, autoritetet zbuluan një pistoletë pa leje, 200 fishekë dhe një sasi të madhe materiali dixhital.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128