“Gjithë Shqipëria është me ju”, qytetarët protestë para GJKKO-së për lirimin e protestuesve

Vazhdon protesta e qytetarëve përpara godinës së GJKKO-së sot në 4 shtator, të cilët mbështesin protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave të ditëve të fundit.
Qytetarët thirrën “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, “Gjithë Shqipëria është me ju”, “Ne nuk kemi frikë nga burgu politik”, “Nuk jeni vetëm” etj.
Protestuesit kanë paralajmëruar dje se do të kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa kanë ripërsëritur kërkesat e protestës që po shkon drejt ditës së 100.
Kërkesa kryesore dhe e pa negociueshme e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.
Ndërkohë si çdo mbrëmje, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku edhe do të mbahen fjalimet, për të vijuar më pas me marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.
Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan në rrugët e Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe flakadanë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë tubimit.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128