Krimet e luftës në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 35 personave

4 September 2026, 13:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skënderajt.

Të premten, kryeprokurori, Blerim Isufaj ka prezantuar aktakuzën ndaj 35 personave për kryerjen e krimeve të luftës ndaj Familjes Jashari në mars të vitit 1998.

Prokuroria Speciale ka ndërmarrë një hap të rëndësishme për të dorëzuar aktakuzën për një çështje të rëndësishme e që lidhet me vrasjen e civilëve në Lagjen e Jasharëve në Prekaz të Skënderajit.

Rëndësia e kësaj aktakuze është e rëndësishme sepse është e para për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz. Tani është në dorën e gjykatës për të vlerësuar provat.

Në këtë rast është punuar me kujdes në mënyrë që provat të provohen në Gjykatë.

Ajo që mund të them është se prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit si dhe ndjekjes penale ndaj të gjithë personave që ka bazë ligjore dhe prova të mjaftueshme”, shprehet Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Pas një pune disa vjeçare kemi arritur të finalizojmë hetimin në rastin e Prekazit. Natyrisht që është një rast, e ka qenë një rast kompleks e sfidues politik. Falë punës së PS dhe bashkëpunimit me policinë ne kemi arritur në këtë fazë ku jemi me ngritjen e aktakuzës që është tanimë në gjykatë.

Bazuar në provat, kemi arritur të vërtetojmë dyshimin e bazuar se të përfshirët kanë kryer veprën penale të krimeve të luftës në datat 5, 6 dhe 7 në Prekaz. Si rezultat i hetimit, kemi arritur t’i identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast, që i përkasin pozitave të larta komanduese në Policinë Serbe dhe është arritur të vërtetohet se cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në sulm, pozicionin, aktivitetet e secilit, arsenali dhe dëmet e shkaktuara në njerëz e pasuri.

Provat e siguruara, kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e tyre fëmijë, nga mosha 5-vjecare, gra dhe të moshuar. Është vërtetuar se forcat e policisë serbe kishin marrë peng, i kishin maltretuar banorët e lagjes”, shprehet Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Aktakuza është ngritur në mungesë sepse një mundësi të tillë e ka paraparë kodi i procedurës penale. Sepse ne i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë për sigurimin e të pandehurve në gjykatë.

Po ndodh...

ide