Berisha më 6 shtator drejt SHBA, emigrantët paralajmërojnë protestë kundër tij
4 September 2026, 11:14 / POLITIKË

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë në SHBA më 6 shtator, për një takim me shqiptarët që ndodhen atje.
Por në këtë datë një grup emigrantësh shqiptarë, mbështetës të protestës, kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një tubim.
Në një postim në Instagram ata shkruajnë “Berisha non-grata, Berisha në burg”.

Kreu i demokratëve pak ditë më parë ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës. Në udhëtimin e parë në SHBA, pas heqjes së non gratës, Berisha ka vendosur të mbajë fjalim përpara shqiptarëve atje.
“Freedom Works” – Takimi me shqiptarët e Amerikës, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey”, njoftoi Berisha.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
