A keni folur me Bashën për dorëheqjen dhe a do ketë një rikthim të tij? Ja si përgjigjet Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka folur në lidhje me dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike.
Ai është pyetur nëse ka biseduar me ish-kreun e PD, Lulzim Basha për dorëheqjen.
Alibeaj se kanë qenë vetëm miqtë e tij të afërm, jashtë politikës që e dinin për dorëheqjen e tij.
Ndërsa për Bashën ai ka treguar se kanë folur para zgjedhjeve, ndërsa në lidhje me rikthimin e tij, Alibeaj tha se partia s’duhet të ketë të njëjtat figura.
“Kam folur para zgjedhjeve. Unë e kuptova fare mirë që politika e vjetër është politika që duhet të refuzohet. Jemi në 2023 dhe nuk mund të vazhdojmë me shpifje dhe të pavërteta. Kjo është një arsye se përse PD e së shkuarës nuk fitoi.
Nuk kam folur me Bashën për këtë çështje. Ky ishte vendimi im. Është një akt që duhet ta bëja. Unë e kam aq aftësi për të kuptuar se është koha për t’u larguar. Për largimin tim e kanë ditur vetëm disa miq, jo nga politika. Sa i përket rikthimit të Bashës, unë mendoj se partia nuk duhet të vërtitet vetëm rreth disa figurave”, tha Alibeaj ndër të tjera për “Kjo Javë”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






