Ambasada e SHBA në Tiranë kundër Ramës, për shkarkimin e Gledis Nanos: Larguat partnerin tonë!

31 Gusht 2022, 12:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasada e SHBA në Tiranë kundër Ramës, për shkarkimin

Ambasada amerikane ashtu siç pritej është pozicionuar në krah të ish-drejtorit të Përgjithshëm Policisë së Shtetit, i cili u shkarkua në mënyrë të papritur nga kryeministri Edi Rama, vetëm një vit pas marrjes së detyrës.
Selia e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një shënim në Twitter, ku thekson se i shkarkuari nga Rama ishte një partner i fortë i tyre.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Kujtojmë se emërimi i Gledis Nanos një vit më parë ishte bërë si propozim edhe i amerikanëve. Nuk dihen e arsyet e vërteta të kësaj përplasje të kryeministrin me SHBA, por në vijim do të mësohet më shumë pasi edhe vetë Nano i cili refuzoj që të dorë-hiqej pritet që të flasë.

 

Po ndodh...