Analisti Artan Hoxha del në studio me bluzën “Free Berisha”, reagimi i Baton Haxhiut

23 Prill 2024, 09:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Analisti Artan Hoxha del në studio me bluzën “Free

Analistit Artan Hoxha i ftuar në studion e Opinionit mbante të veshur një bluzë ku shkruhej 'Frre Brerisha'' ku ritheksoi qëndrimin e tij ndaj masës së sigurisë për ish-kryeministrin, duke e cilësuar vendimmarrje skandaloze të gjykatës.

Por për Baton Haxhiun, ajo thirrje e Hoxhës nuk ka vërtetësi brenda pasi siç thotë ai, Berisha po përdoret për qëllime politike nga shumë të djathtë.

Pyetje:Hoxha çfarë është kjo bluzë që ke veshur?

Artan Hoxha: Është “Free Berisha”. (Lironi Berishën!)

Baton Haxhiu: Të vetmit që nuk e duan “free” Berishën. E mbajnë kot.

Pyetje: E ke bërë vetë bluzën apo i kanë shpërndarë?

Artan Hoxha: I ka stampuar dikush dhe e kam marrë një. Dhe do ta mbaj në çdo emision tëndin.

Baton Haxhiu: Të vetmit njerëz që nuk e duan Berishën janë Tani dhe ata, grupi që projektojnë politikë. I vetmi njeri që e do “free” Berishën jam unë, për arsye se unë e projektoj Berishën me një betejë. Këta e duan suksesin e politikës duke viktimizuar Berishën, duke u munduar ta bëjnë hero. Nuk e duan as në arrest shtëpiak, e duan në burg. Sa më i burgosur, aq më mirë për ta dhe për politikën. Free Berisha, ajo bluzë më takon mua.