
Arrestimet te UBT/ Rama: Kush ka abuzuar do përgjigjet, por mos të bllokohet puna! Çfarë do mendojnë partnerët…


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me masat e sigurisë të vendosura për 24 persona në Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje disproporcionale ndaj institucionit të arsimit të lartë.
Në një dëgjesë publike, Rama theksoi se qeveria mbetet garant i reformës në drejtësi, por shtroi pikëpyetje mbi mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, sidomos në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.
Ai vuri theksin tek rëndësia e vijimit të punës akademike dhe kërkimore, ndërsa nënvizoi se çdo abuzim duhet të marrë përgjigjen e duhur ligjore.
“Unë jam siguruar që së pari nuk jeni një person në hetim. Nuk mund të japim hapësire dhe nuk mund të bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Së dyti është mirë ta dinë të gjithë se ju para se të kandidonit i keni drejtuar SPAK me një letër dhe përgjigja ishte që mund të kandidosh. Lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet. Pa dyshim që gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm, është çfarë do të mendojnë partnerët austriak kur ta dëgjojnë. 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy a tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance dhe arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lart.
Aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor. Nëse ka pasur abuzime, duhet të përgjigjen deri në fund. Por 24 veta masë sigurie, është e mjaftueshme sa i përket konkretisht çfarë tha rektori dhe gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për prindërit, studentët dhe partnerët. Nuk ka arsye për të bllokuar punën. Rektorin e kemi pak demokrat është mirë ta lëmë të vazhdojë punën.
Do doja të ndaja disa gjëra se shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luajë topi. Kjo parti dhe shumicë qeverisëse, jemi të vetmit garant të reformës në drejtësi. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë ka pasur një sërë reagimesh dhe kam dy reagime që i kam këtu me vete. Njëri është i Afrim Krasniqit nga shoqëria civile i cili akuzon për shkelje kushtetuese dhe lidhore si akt politik këtë takim publik. E konsideron akt minus ndaj drejtësisë”-u shpreh Rama.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128