
Basha i përgjigjet Ramës: Motoja e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtësinë në veprim

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në facebook, Basha ka publikuar një foto të Ramës me ish-zyrtarët gjatë qeverisjes së tij në burg dhe ironokisht shkruan se as dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin.
Sipas Bashës, kryeministri e quan vjedhjen sukses aq sa mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë.
Basha më tej thotë se motoja e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim.
Reagimi i plotë i Bashës:
As dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin, nga ai që vjedhjen e konsideron sukses, aq sa, mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë.
Moto e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim.
Shqipëria meriton më shumë
-
20 kandidatë në Fier nga primaret e PD, ja kush janë emrat
20 Shkurt, 18:08 -

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128