
Berisha paraqitet në ambientet e SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 të paradites në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.
Ndërkohë, sa herë Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë mbështetësit e tij janë mbledhur para ambienteve të SPAK.
Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.
Dhe pasi të dalë nga SPAK, Berisha do të mbajë një fjalim të shkurtër dhe më pas do të niset për një vizitë pune në Podgoricë të Malit të Zi, aty ku do të mbahet dhe një takim i Partive Popullore Evropiane.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128