Aksident në Qafë-Plloçë, makina përplas biçikletën, një i lënduar

17 Mars 2025, 13:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Qafë-Plloçë, makina përplas

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Qafë-Plloçë.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një biçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

 

Po ndodh...