
"Ulsiu e futi në kurth dhe e përgjoi në qeli", Berisha “mbron” Erion Veliajn: Iu shkelën të drejtat

Kryetari i PD, Sali Berisha zbatoi urdhërin e Gjykatës duke u paraqitur në SPAK.
Si çdo herë tjetër ai sulmoi institucionin e posaçëm, por këtë herë duke i dalë në mbrojtje Erion Veliajt, e duke deklaruar se në fakt ishte Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ai që e futi në kurth.
Berisha: I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi. Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos aktivizonin ministra dhe zyrtarë më të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli. Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci. Të mos bëj unë avokatin.
Sipas Berishës, Veliajt i janë shkelur të drejtat.
Berisha: T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij. Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij. Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.
Sali Berisha akuzohet se vuri shtetin në dispozicion të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, që ky i fundit të përfitonte në mënyrë të padrejtë token e ish- kompleksit sportiv Partizani.
Të dy akuzohen për korrupsion në bashkëpunim, ndërsa mbi Malltezin rëndon edhe vepra penale e pastrimit te parave.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128