E përdori për privatizimin e Kompleksit Partizani, sot Berisha e do Oerd Bylykbashin bashkëdrejtues të Reformës Zgjedhore!

24 Janar 2024, 14:40 / POLITIKË ALFA PRESS

E përdori për privatizimin e Kompleksit Partizani, sot Berisha e do
Sali Berisha u shpërfytyra një ditë më parë në dyert e SPAK kur nga gazetarët u pyet për përdorimin e njësisë antikorrupsion të drejtuar nga Oerd Bylykbashi, në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit.

Që të gjitha këto janë trillime dhe mashtrime të Prokurorisë dhe ata që qarkullojnë. Për sa i përket kontrollit, edhe njëherë mësoje, mos ripërtyp shpifje dhe trillimet e tyre, kontrolli nuk ka të bëjë me privatizimin, edhe njëherë. Nuk ka asnjë lidhje me privatimin” ,-tha Berisha duke iu hakërrye gazetares.

Por Oerd Bykybashit të cilin Sali Berisha me ndihmën e Gazment Bardhit kërkon që ta ketë zërin dhe levën e tij në bashkëdrejtimin e Reformës Zgjedhore, ishte përsoni që kishte një rol të rëndësishëm në aferën Partizani dhe për këtë është pyetur edhe në SPAK.

Përfshirja e institucioneve dhe zyrtarëve në shërbim të dhëndrit të kryeministrit, rezulton e paprecedentë.

I vendosur nga Berisha në krye të një zyre antikorrupsion të krijuar nga Berisha në vitin 2006, e cila shërbente si "sëpatë mbi kokë" për institucionet që nuk i nënshtroheshin familjes kryeministrore, Bylykbashi, shërbeu për aktin e fundit të përmbylljes së aferës "Klubi Partizani".

Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Oerd Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadiu. Ky i fundit është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja edhe vetë Kadiu njësoj si Malltezi ishte trashëgimtar te trualli i "Klubit Partizani", i cili në fakt u ishte paguar një herë nga Italia fashiste.

Pas kontrollit të tij "antikorrupsion", u shkarkua kreu i Komandës Mbështetëse gjeneral Vladimir Qirjazi i cili refuzonte lëshimin e pronës shtetërore, duke i hapur kështu rrugën përfundimtare shndërimit të Jamarbër Malltezit si investitor në një truall ku trashëgonte, vetëm disa dhjetra metra.

Koha tregoi më pas se kushdo që ndihmoi në aferat e familjes Berisha, njësoj si në "biznesin" e Gërdecit, bëri karierë në shtetin dhe PD e drejtuar nga Berisha. Sot i ke të rreshtuar të gjithë pa përjashtim te Rithemelimi.

Për ta pasur më të lehtë marrëveshjen me Ramën dhe për ta përdorur edhe për Reformën Zgjedhore siç e ka përdorur për aferën, "Partizani", Berisha dhe me ndihmën e Gazment Bardhit, po bllokon parlamentin dhe komisionet në menyrë që Bylykbashi të vendoset si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore dhe pse ai nuk përfaqëson asnjë subjekt ligjore politik dhe nuk është as deputet i PD./ Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide