
“Emigrantët të marrin pjesë në zgjedhje pa dokumenta shqiptare”/ Klosi kundër propozimit të PD për diasporën

Në një intervistë për ABC News, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se është e pamundur identifikimi i emigrantëve me dokumenta të huaja nëse në databasen e qeverisë shqiptare nuk ka të dhëna digjitale, që vertetojnë se ky person është i njëjtë me atë që është në listën e votuesve.
“Është krejtësisht absurde, krejtësisht e pamundur të realizohet, sepse do ti hapte rrugë manipulimit të gjithë procesit. Vetëm një fotografi që thotë unë jam Blendi Klosi dhe dua të votoj nga Kanadaja nuk mund të jetë e dhënë që mund të vërtetohet privatësia dhe qenia unike e të njëjtin person.
Pra është e vërtetë që mund të ketë dokumenta kanadaze apo belge por nuk ka një të dhënë digjitale në database të qeverisë shqiptare që vertëton që ky përson është I njëjtë me atë që është në listën e votuesve”.
Mirëpo, propozimi tjetër i demokratëve duket se e ka gjetur dakortësinë e socialistëve. Në këmbim të votës pro për ndërhyrjet në kodin zgjedhor për zgjatjen e disa afateve, mazhoranca do të mbështesë kërkesën e opozitës për komisionere politike për numërimin e votave të diasporës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
“Qeveria do të mbulojë të gjitha shpenzimet e votës së emigrantëve. E dyta që ka të bëjë me afatin e përgatitjes së listave për ti dhënë më shumë kohë emigrantëve që të kenë kohë që fleta e votimit ti shkojë e ta kthejne. Plotësimin e një kërkese të partisë demokratike për të patur komisionere politike në procesin e numërimit të votive në KQZ”.
Me vëmendje të shtuar drejt diasporës, Blendi Klosi nuk e fsheh optimizmin që vota e tyre do të jetë votë për Partinë Socialiste.
“Vota e diaspores do te jetë masive pasi ato e vlerësojnë ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri….”.
-
-
VIDEO/ Mahrez çmend tifozët, shënon supergol në Arabi
27 Janar, 16:31

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128