"Miratimi i rezolutës"/ Basha: Mesazh kundër Putin, Shqipëria të qëndrojë në krah të Kosovës

Nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët foli për miratimin e propozimit të tij në KiE për konfiskimin e aseteve të federatës ruse të gjendura jashtë federatës ruse dhe të vendosjes së tyre në procesin e rimëkëmbjes dhe ndihmës ndaj Ukrainës.
Kryedemokrati Lulzim Basha shtoi se janë dy qendra konflikti që kanë kaluar në konflikte të nxehta njëra është Ukraina tjetra lindja e mesme.
Basha: Katër çështje kam për të parashtruar që kanë të bëjnë me zhvillime aktuale. Ndonëse është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin. Kjo është miratimi i djeshëm unanim për komitetin për demokracinë dhe çështjet politike të asamblesë parlamentare të KiE, propozimi im mbi një temë për të cilën keni raportuar gjerësisht dhe ka të bëjë me konfiskimin e aseteve të federatës ruse të gjendura jashtë federatës ruse dhe të vendosjes së tyre në procesin e rimëkëmbjes dhe ndihmës ndaj Ukrainës. Do të konkretizohet në një fond ndërkombëtar në një komision ndërkombëtar. Vendim i djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm me senatin e SHBA. Miratimi i një projektligji për një qasje të tillë edhe në SHBA.
Dy konkluzion dua të ndaj. E para ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Shkon përtej asaj që kap syri. Dy qendra konflikti kanë kaluar në konflikte të nxehta njëra është Ukraina tjetra lindja e mesme. Me një hap të tillë nuk është vetëm një mesazh ndaj Putinit or edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor. Në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta mënyrë siç po tentohet në Ukrainë. E kam fjalën për sulmin në Banjskë ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet i ri. Mesazhi që dërgojmë përmes konfiskimit të pasurive është mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë, por edhe në Ballkanin Perëndimor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

