PD, Kthupi: Të ndjekim këshillën e partnerëve ndërkombëtarë dhe të fillojmë nga puna për Reformën Zgjedhore

“Akrobacitë politike të aksionistëve, me regji të orkestruar nga maxhoranca, janë tentativa të dëshëruara për të mbajtur peng Reformën Zgjedhore, për të mbajtur në këmbë marrëveshjen e vitit 2008 dhe për t’i dhënë frymëmarrje regjimit të Ramës.” – kështu shkruan në një reagim në facebook, Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi.
Sekretari demokrat shprehet se PD ngelet e vendosur për lista të hapura, për Shqipërinë një zone zgjedhore, për votën e diasporës, për votimin dhe numërimin elektronik.
“Për të gjithë faktorët politikë, parlamentarë ose jo, e veçanërisht për revolucionarët e djathtë pyetjet që kërkojnë përgjigje janë: A jeni për votimin me lista të hapura? A jeni për votimin e diasporës? A jeni për “Shqipëria një zonë zgjedhore”? A jeni për votim dhe numërim elektronik?”
Ai e mbyll reagimin e tij duke thënë se “pasi të gjejnë përgjigjen për këto pyetje, le të ndjekin këshillat e partnerëve e të bëhen pjesë e punës, diskutimit e konsensusit pêr një reformë zgjedhore në dobi dhe interes të shqiptarëve”.
REAGIMI I SEKRETARIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE NË PD, REZART KTHUPI
Ka vetëm një arsye për sjelljen e “opozitës së vërtetë” në parlament, që jetësohet nga “rrugica e luftës kundër drejtësisë” dhe ajo nuk është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe as meraku për reformën zgjedhore.
Akrobacitë politike të aksionistëve, me regji të orkestruar nga maxhoranca, janë tentativa të dëshëruara për të mbajtur peng Reformën Zgjedhore, për të mbajtur në këmbë marrëveshjen e vitit 2008 dhe për t’i dhënë frymëmarrje regjimit të Ramës.
Për të gjithë faktorët politikë, parlamentarë ose jo, e veçanërisht për revolucionarët e djathtë pyetjet që kërkojnë përgjigje janë: A jeni për votimin me lista të hapura? A jeni për votimin e diasporës? A jeni për “Shqipëria një zonë zgjedhore”? A jeni për votim dhe numërim elektronik?
Pasi të gjejnë përgjigjen për këto pyetje, le të ndjekin këshillat e partnerëve e të bëhen pjesë e punës, diskutimit e konsensusit pêr një reformë zgjedhore në dobi dhe interes të shqiptarëve.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
