Plagosi komshiun në Durrës dhe u arratis, autori nipi dhe shoferi i deputetit Ferdinand Xhaferraj
26 January 2024, 10:47 / POLITIKË

Detaje të reja nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku autori i ngjarjes është nipi dhe njëherësh shoferi i deputetit Ferdinand Xhaferraj.
Gentian Kuqi, 50-vjeç plagosi me armë zjarri komshiun e tij, shtetasin Mikel Spirollari, 40 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndëuar për jetën.
Mësohet se Kuqi është nipi dhe njëherësh punon si shofer i deputetit Xhaferraj
Shkak i konfliktit mes dy komshinjve mësohet se ka qenë zhurma e shkaktuar nga banesa e të plagosurit.
Si pasojë e këtij sulmi, Mikel Spirollari ka marrë dy plumba në trup dhe është transportuar me urgjencë në spital për trajtimin e plagëve të tij të rënda.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


