SPAK nis hetime për Belind Këlliçin, lajmin e jep Sali Berisha nga dritarja

Sali Berisha edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure ka mbajtur fjalimin e rradhës nga dritarja e banesës së tij, por këtë herë ai ka dhënë një lajm të bujshëm.
Sipas kreut të Rithemelimit SPAK ka marë nën hetim Belind Këlliçin, por pa dhënë detaje kinkrete se për çfarë hetimi bëhet fjalë.
"Këto kohë, i tmerruar nga ju, i tmerruar nga misionarët e Rrugës së Shpresës, ai ka vërsulur institucionet në mënyrë të tërbuar kundër opozitarëve.
Deputetët e opozitës, eksponentë kryesorë të saj, vihen në përgjime, vihen në hetime vetëm e vetëm për deklaratat që bëjnë, për të vërtetat që i përplasin në fytyrë, kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.
Sot mediat njoftojnë se grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre.
Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington.
Siç njoftoi radio publike e SHBA, akuza është tmerrësisht e rëndë.
Ke korruptuar njeriun që me ligjin amerikan, me misionin e tij, kishte për detyrë të mbronte SHBA nga korrupsioni
Një akt të tillë ndaj një vendi mik nuk e ndërmarrin kurrë partnerët, e ndërmarrin vetëm armiqtë e saj", deklaroi Berisha.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
