
Vetë u fut në Listën e deputetëve të sigurt/ Gjekmarkaj inkurajon Jorida Tabakun: E meritonte edhe ajo, por nuk ka pse ju trembet sfidave!


Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj është sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur në lidhje me listat e kandidatëve për 11 majin, duke i konsideruar lista e PD si gjithëpërfshirëse. Edhe pse vetë tashmë ka siguruar paradhënie një vend në parlamentin e ardhshëm, i ka inkurajuar kolegët në listat e hapura dhe veçanërisht Jorida Tabakun që të mos u tremben sfidave.
“PD ka lista shumë përfaqësuese që gërshetojnë historinë me të ardhmen e PD, që gërsheton shtresat e atyre që kanë qëndruar gjithmonë, rininë, gratë, botën intelektuale e mbi të gjitha ka sjellë integritet në listat me të cilat i prezantohet Shqipërisë më 11 maj”, tha i.
Gjekmarkaj u ndal edhe në faktin që pjesë e garës më 11 maj nuk do të jetë Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit.
“Surpriza më e madhe për mua është mungesa e Salianjit i cili është marrë peng nga padrejtësia, pushteti dhe mbahet në burgun e Fierit ku duhet të ishte si drejtues politik në qarkun e Elbasanit si aset i PD, por qytetaret do të hakmerret më 11 maj me votë për padrejtësitë”, tha ai.
Një nga emrat që nxiti reagime për faktin që mungonte në listat e mbyllura të PD, por ishte vendosur në listat e hapura, ishte Jorida Tabaku. Gjekmarkaj tha se sipas tij Tabaku do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve në lidhje me numrin e votave që do të marrë një kandidat.
“Tabaku është një personalitet i PD, zonjë intelektuale, përfaqësuese dinake e Tiranës. Përllogaritjet që ka bërë lideri ni PD në raport me aleatët e ka bërë të vështirë listën e mbyllur, kur për mua Tabaku e meritonte të ishte, por ajo nuk i trembet sfidave.
Tabaku për mua do të jetë surpriza e votave që do të marrë një kandidat”, tha ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128