VIDEO/ Berisha përgënjeshtron të vetët: Nuk kam ftesë për në SHBA, nuk ekziston një vizitë e imja as në 3 mars, as në 20!

1 Mars 2025, 00:19 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Berisha përgënjeshtron të vetët: Nuk kam ftesë

Ndërkohë që eksponentë të lartë të PD si Edit Harxhi, Ed Paloka, Belind Këlliçi, Flamur Noka, gazetarë e analistë pranë tij etj, kanë mbarsur opinionin publik me lajmin se brenda muajit mars, Sali Berisha, do të kryejë një vizitë në SHBA, vetë i zoti i punës e ka përgënjeshtruar kategorisht këtë lajm.

I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" të Arian Çanit në MCN, ai është pyetur specifikisht nga moderatori për këtë vizitë të supozuar dhe një vizë speciale nga administrata Trump, të cilën mbështetësit e bëjnë fakt të kryer.

"Kam dëgjuar, jepen dhe data si 3 mars se do të kryej një vizitë në SHBA, por nuk është e vërtetë.

Nuk ekziston as në 3 mars as në 20...as nuk kam lobuar", tha Berisha./Alfapress.al

 

 

Po ndodh...

ide