
Vota e Diasporës, Komisioneri Celibashi: S’ka asnjë mundësi identifikimi i votuesve, sistemi garanton siguri…

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, në një intervistë në emisionin “Log” në Neës24, me gazetarin Endri Xhafo, ka deklaruar se vota e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, është e sigurtë dhe nuk ka asnjë mundësi të identifikohet.
Celibashi theksoi se është një sistem i tillë i administrimit dokumentar që nuk të mundëson identifikimin e emrit të votuesit nga jashtë. Në lidhje me rrezikun e fotografimit të votës dhe përcjelljes së informacionit tek patronazhistët, komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nënvizoi se kjo nuk mund të kontrollohet, por është vepër penale.
“Nuk ka mundësi, as unë dhe askush tjetër që të identifkojë votën nga jashtë.
Në lidhje me fotografinë e votës, ne s’e kontrollojmë, por kjo është pjesë e punës së dy strukturave, e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, është penale dhe mund të hetohet verifikohet. Nuk besoj se do të guxojë dikush ta bëjë. Nëse e bën, të paktën shpresoj ta dëgjojë.

ide

Të paktën tani e dimë të vërtetën!


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128