Parolo: "Milani ka vetëm 10% shanse për tu kualifikaur në Ligën e Kampionëve, është momenti për reflektim"

28 Shkurt 2025, 23:13 / SPORT ALFA PRESS

Parolo: "Milani ka vetëm 10% shanse për tu kualifikaur në

Marco Parolo, ish-futbollist dhe aktualisht opinionist në DAZN, foli pas ndeshjes Bologna-Milan 2-1 për situatën e kuqezinjve, të cilët vijnë pas humbjes së dytë radhazi dhe aktualisht ndodhen në vendin e tetë në kampionat:

"Ka shumë pak mundësi që Milani ta arrijë vendin e katërt, pra zonën Champions. Përqindja vazhdon të bjerë dhe besoj se tani është rreth 10%. Milani është në disavantazh, ka shumë skuadra përpara dhe një diferencë prej 8 pikësh. Duhet të reflektohet thellë nga ana e kuqezinjve.

Nuk e di kujt i takon faji. Janë provuar shumë rrugë për ta orientuar ekipin, por asnjëra nuk duket se po funksionon. Për më tepër, lojtarët nuk arrijnë të qëndrojnë në lojë për 90 minuta, luajnë me shpërthime dhe më pas gjithmonë ka rënie.

Bologna ëndërron sepse është një ekip që transmeton energji dhe arrin të fitojë edhe ndeshje me përmbysje, si kjo kundër Milanit".

 

Po ndodh...

ide