
Garcia nxin De Laurentiis: Unë e lashë Napolin në vendin e katërt, pastaj e mbylli kampionatin i dhjeti

"I burgosur i De Laurentiis? Pak po. Ka një shprehje italiane, ‘Il tempo è galantuomo’, që mund të përkthehet si ‘koha vendos gjithçka në vendin e duhur’. Unë e lashë Napolin në vendin e katërt, në fund të kampionatit u pozicionuan të dhjetët me dy trajnerë të tjerë".
Me këto fjalë, Rudi Garcia ka hedhur disa "thumbime" në drejtim të presidentit të Napolit, në një intervistë për “L’Équipe”. Trajneri francez, aktualisht në stolin e kombëtares së Belgjikës, ku pret të debutojë, ka folur për marrëdhënien e tij me Aurelio De Laurentiis dhe situatën e bluve gjatë kohës që ishte në krye të tyre.
E vërteta është se, ashtu si Paulo Fonseca, as Garcia nuk u pa kurrë si zgjedhja e duhur për të pasuar Luciano Spallettin, trajnerin që sezonin e kaluar e shpalli Napolin kampion me një diferencë të madhe pikësh ndaj ndjekësve. Gjatë periudhës së tij në pankinën e Napolit, Garcia regjistroi 3 humbje në 12 ndeshjet e para të Serie A; kundër Lazios, Fiorentinës dhe Empolit; ndërsa në grupet e Champions League mori vetëm 7 pikë, përfshirë një barazim zhgënjyes me Union Berlin, skuadër që ishte në një krizë të thellë rezultatesh.
"Ishim afër kualifikimit për 1/8-at e Champions League. Nuk i kam bërë të gjitha gjërat siç duhet, por kisha të drejtë. Rezultatet pas largimit tim tregojnë gabimet e presidentit. Napolin si qytet, tifozët, stadiumin, skuadrën, i kam dashur të gjitha. E kam dashur gjithçka atje, përveç ndërhyrjeve të presidentit".
Garcia lë të kuptohet se ai nuk ishte problemi kryesor, duke argumentuar se Spalletti gjithashtu vendosi të largohej, ndoshta për të mos pasur të njëjtat probleme me De Laurentiis. Tani me Antonio Conten duket se ka një marrëdhënie më të qartë, me më pak ndërhyrje nga presidenti, gjë që mund të jetë çelësi për suksesin e ardhshëm të ekipit.
Megjithatë, nuk mund të thuhet se Garcia bëri gjithçka siç duhet te Napoli. Ai pati probleme me disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. La jashtë Kvaratskhelian në disa ndeshje vendimtare. Zielinski nuk kishte hapësirat që pritej të kishte. Tensioni me Osimhen, sidomos pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Bologna, krijoi një çarje në grup.
Napoli nuk e humbi kontrollin mbi sezonin pas largimit të Garcias, por që në fillim. Kriza kishte nisur që në javët e para dhe thjesht u thellua me kalimin e kohës. Tani, me Conte, situata duket më e stabilizuar, por mbetet për t’u parë nëse do të mund të kthehet në majat e futbollit italian.

ide

Të paktën tani e dimë të vërtetën!


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128