Protestuesja goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës, Eva Pango transportohet e gjakosur drejt Spitalit të Traumës

15 October 2026, 19:03 / AKTUALITET ALFA PRESS
Protestuesja goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës, Eva

 

Eva Pango ka mbetur e plagosur në fytyrë gjatë protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, pasi raportohet se është goditur drejtpërdrejt nga një predhë gazi lotsjellës e lëshuar nga forcat e policisë.

Sipas pamjeve, Eva është shfaqur e gjakosur, me plagë në fytyrë, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Incidenti është regjistruar gjatë ndërhyrjeve të policisë për shpërndarjen e protestuesve, ku forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës në disa zona të kryeqytetit.

Plagosja e Eva Pangos ngre shqetësime serioze mbi mënyrën e përdorimit të mjeteve për shpërndarjen e turmave, veçanërisht për rrezikun që paraqesin predhat e gazit lotsjellës kur godasin drejtpërdrejt trupin e protestuesve.

Protesta e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione të forta, përplasje mes të rinjve dhe policisë, si dhe ndërhyrje të vazhdueshme të forcave të rendit.

 

 

Po ndodh...

ide