Japrak tradicional me gjethe rrushi

Përbërësit:
40-50 gjethe rrushi
10 qepë të njoma
2-3 hudhra të njoma
3-4 tufa të vogla jeshillëqe
1 fç oriz
Bimë aromatike
Kripë, piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Pasi i lajmë mirë barishtet dhe i lëmë të kullojnë, shpëlajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të nxehtë me limon. E kullojmë dhe vijojmë me prerjen hollë të bishtave të qepëve, labotin, pazin, spinaqin, hudhrat e njoma, erëzat, koper, majdanoz, nenexhik. Në një tigan kaurdisim me pak vaj kokat e bardha të qepëve të njoma. Të gjitha erëzat dhe barishtet e prera i vendosim në një tas, shtojmë 1 lugë kafeje kripë dhe i shtypim me duar derisa ato të ulin volumin. Shtojmë qepën e skuqur, orizin dhe 2-3 lugë vaj ulliri.
Vendosim në dërrasën e punës një gjethe rrushi nga ana që shkëlqimi i gjethes të jetë nga poshtë. Vendosim një lugë gjelle mbushje dhe mbledhim fillimisht pjesët anësore e më pas e bëjmë gjethen role. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet. Vendosim 3-4 gjethe në fund të tenxheres, e më pas japrakët njëra pas tjetrës. I spërkatim me vaj dhe shtojmë ujë të nxehtë, baraz me nivelin e japrakëve. Vendosim një pjatë mbi to dhe i lëmë të gatuhen në temperaturë mesatare fillimisht për 20 minuta, ulim temperaturën nën mesatare dhe i lëmë dhe për 20 minuta të tjera. I shërbejmë pasi të jenë të vakta dhe të kenë pushuar pak, shoqëruar me kos ose dhallë.
-
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 26 prill
26 Prill, 07:16 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


