Rivaliteti i qirave kthehet në zjarr, 33-vjeçari i vë flakën apartamentit në Vlorë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër
Policia e Vlorës ka zbardhur brenda 48 orësh autorësinë e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje e cila fillimisht u dyshua se ishte shkaktuar aksidentalisht.
Në pranga ka rënë shtetasi B. H., 33 vjeç, i dyshuar se i ka vënë zjarrin derës së një apartamenti ku ndodheshin dy persona, vëlla e motër.
Sipas hetimeve paraprake, motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë konkurrenca në biznes, pasi autori dhe pronarët e apartamentit ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, atë të dhënies së apartamenteve me qira në qytetin e Vlorës.
“Vlorë/Zbardhen brenda 48 orëve, autorësia dhe rrethanat e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje e cila fillimisht u dyshua aksidentale.
I vuri zjarrin apartamentit në orët e para të mëngjesit, ku ndodheshin 2 shtetas (vëlla e motër), për motive konkurrence, identifikohet dhe arrestohet 33-vjeçari.
Si pasojë e flakëve pati vetëm dëme materiale të konsiderueshme në banesë.
Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 02:40 të datës 04.08.2026, se po digjej një apartament në lagjen “Lef Sallata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë shkuan në vendngjarje, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Si rezultat, 48 orë pas kryerjes së krimit, u mundësuan identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 33 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se 33-vjeçari, në orët e para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin derës së apartamentit, për motive konkurrence me pronarët, duke qenë se ushtronin veprimtari ekonomike të njëjtë, atë të qiradhënies së apartamenteve në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”“, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128