Një ditë pas mbledhjes me Rithemelimin, Gaz Bardhi thirrje për protestën e 20 shkurtit: O sot, o kurrë!

13 Shkurt 2024, 11:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Një ditë pas mbledhjes me Rithemelimin, Gaz Bardhi thirrje për

Kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit, Gaz Bardhi i është bashkuar bashkua thirrjeve për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 20 shkurtit.

Bardhi ka publikuar në facebook, posterin e protestës.

Në poster bëhet thirrje për pjesëmarrje në orën 17:30 në protestën që do mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Motoja e protestës do të jetë ‘O sot, o kurrë’. Ajo zhvillohet në kuadër të fushatës: Opozita në aksion.

Një ditë më parë, Bardhi dhe grupi i deputetëve të Rithemelimit u rikthyen në selinë e tyre ku morën pjesë në mbledhjen e grupimit Bardhi-Berisha.

 

Po ndodh...