Barcelona merr tre pikët ndaj Alaves, përfiton nga humbja e Real Madrid

2 Shkurt 2025, 16:51 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona merr tre pikët ndaj Alaves, përfiton nga humbja e Real

Barcelona fiton 1-0 ndaj Alaves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga. Një fitore me shumë vuajtje për katalanasit, ndryshe nga sa pritej.

Në minutën e 14-të të pjesës së parë, Gavi la fushën e lojës pasi pati një përplasje kokë me kokë me Tomas Conechny. Pas zëvendësimit me Fermin Lopez, Gavi u dërgua në spital për të parë shkallën e dëmtimit dhe për të përjashtuar mundësinë e ndonjë lëndimi serioz në kokë.

Por, lojtari nuk ka asgjë shqetësuese dhe pritet të jetë i gatshëm për Flick që në ndeshjen e radhës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Ishte Robert Lewandowski që zhbllokoi ndeshjen me golin e tij në minutën e 60′. 

Pas kësaj fitoreje, falë edhe humbjes së Real-it mbrëmë ndaj Espanyol, Barcelona ngushton diferencën me kryesuesit. Real-i është në vend të parë me 49 pikë, Atletico në vend të dytë me 48 pikë dhe Barcelona e treta me 45 pikë.

 

Po ndodh...