
Drejtori i Interit, Auzilio: Ja e vërteta me interesimin për Feliks dhe Asensio

22 Shkurt 2025, 17:52 / SPORT
Drejtori i Interit, Piero Auzilio ka sqaruar edhe një herë tjetër situatën në lidhje me merkaton e janarit, ku qarkulluan emrat e Asensios dhe Zhoao Feliks. Madje ky i fundit tha se ka refuzuar zikaltrit për të luajtur me Milanin.
“Kanë qarkulluar këta emra sepse menaxherët ia kanë ofruar Interit emrat e këtyre lojtarëve. E vërteta është që ne nuk kemi nisur asnjë bisedim me këta lojtarë apo me menaxherët sepse kemi qenë të mbuluar mirë në repartin e avancuar dhe kemi besim të plotë te futbollistët në përbërje”, ka thënë Auzilio.
Sigurisht që prezenca e Korreas dhe Arnautoviç ka prishur planet e zikaltërve që nuk mund të afronin dot asnjë lojtar në repartin e sulmit.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128