U nderua me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” në Prishtinë, Bamir Topi: Kosova, gjithmonë një pjesë e qenies sime!

22 Shkurt 2025, 17:44 / KOSOVA ALFA PRESS

U nderua me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” në

Ish-presidenti Bamir Topi, ka komentuar vlerësimin që i është bërë nga presidenca e Kosovës me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë, ku u nderua nga Vjosa Osmani, me titullin Medalja Presidenciale e Meritave”.

I ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Topi u shpreh se e ka konsideruar gjithmonë detyrim moral, qytetar, politik, institucional angazhimin e tij për Kosovën, dhe se e ka parë atë gjithmonë si pjesë të qenies së tij.

U nderua me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” në

Ish-kreu i shtetit shqiptar, ndër të tjera tha se ka marrë shumë vlerësime nga Kosova, dhe këtë e sheh si mirënjohje ndaj tij. Ai shtoi më tej, se këtë mirënjohje do t’ia kthejë 100-fish.

Bamir Topi: Jam nderuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës, është kthyer në një lloj rituali që ndoshta që nuk është se më jep ndonjë ndjesi përtej asaj që kam ndjerë që në ditën e parë që kam vitituar Kosovës. E kam konsideruar detyrim moral, qytetar, politik, institucional angazhimin për Kosovën.

E kam parë Kosovën gjithmonë si një pjesë organike të qenies sime. Fakti që kjo dekoratë vjen sërish pas 17 vitesh, duke marrë në konsideratë shumë vlerësime të tjera në Kosovës, tregon që asgjë nuk është në trajektoren e kornizave politike. Vjen si mirënjohje dhe unë ja kthej 100-fish mirënjohjen Kosovës.

 

Po ndodh...

ide