FIFA shqyrton idenë e çmendur: Kupa e Botës të rritet në 64 skuadra

6 Mars 2025, 21:56 / SPORT ALFA PRESS

FIFA shqyrton idenë e çmendur: Kupa e Botës të rritet

Kupa e Botës e vitit 2022 ishte e fundit me formatin që jemi mësuar të shohim, me 32 skuadra pjesëmarrëse, pasi duke filluar nga edicioni i radhës në vitin 2026, aktiviteti do të zgjerohet në 48 ekipe pjesëmarrëse.

Por ndërsa kjo rritje është kritikuar në opinionin publik si rënie e cilësisë së ndeshjeve, ndryshe e mendojnë në FIFA. Mediat gjermane bëjnë të ditura se një anëtar i Këshillit të Futbollit të FIFA-s, ka bërë propozimin që në mbledhjen e radhës të diskutohet rritja e turneut në 64 ekipe pjesëmarrëse, duke dyfishuar numrin e ekipeve që merrnin pjesë në aktivitet deri në vitin 2022, duke filluar nga turneu i vitit 2030.

Propozimi mësohet se është bërë nga përfaqësuesi i Uruguait, i cili e ka argumentuar këtë kërkesë për rritjen si një mundësi për të festuar në mënyrën më të mirë 100 vjetorin e Botërorit të parë. Uruguai bashkë me Argjentinën dhe Paraguain do të presin vetëm nga një ndeshje në atë edicion, i cili do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

 

Po ndodh...