“Mund t’i kapim”, Giroud “kërcënon” Juve e Inter, i del në krah edhe Piolit

26 Janar 2024, 09:35 / SPORT ALFA PRESS

“Mund t’i kapim”, Giroud “kërcënon” Juve

10 gola dhe 7 asiste në Serie A, në moshën 37 vjeçare, janë shifra fantastike, por Oliver Giroud nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Sigurisht të flasësh për të ardhmen është e vështirë në këtë moshë, por sulmuesi francez i premton besnikëri Milan, më saktë është gati të jap gjithçka për këtë ekip dhe për trajnerin Pioli:

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por këtu te Milan ndihem shumë mirë. Mes nesh është një histori dashurie, por të jem i sinqertë nuk kemi diskutuar asnjë herë për rinovimin e kontratës. MLS? Janë edhe ekipe të tjera, në fund të sezonit do të ulemi dhe do të vlerësojmë të gjithë ofertat”, u shpreh Giroud duke u ndalur më pas te marrëdhënia e tij me Stefano Piolin:

“Kur ishte në mes të stuhisë fola me të, i thashë se këtë moment e kam kaluar edhe unë, nëse ai ka nevojë për mua unë jam gjithnjë aty, ai e di këtë. Gara për titull? Objektivi është të përqendrohemi te rrugëtimi ynë. Nëse bëjmë mirë mund të kapim Juve dhe Inter që po bëjnë një sezon fantastik”, u shpreh Giroud duke bërë në fund dhe një koment për Europa League.

“Jemi pak outsider dhe pak favorit. Ky është një trofe që ne do të përpiqemi ta fitojmë edhe pse i mungon klubit”, theksoi Giroud i cili shtoi se objektivi i tij personal është të arrijë në kuotën e 20 golave këtë sezon.

 

Po ndodh...