“Paris 2024″/ Medalja e artë i siguron atletit shtëpi, para dhe ushqime falas për të gjithë jetën
6 Gusht 2024, 20:27 / SPORT
ALFA PRESS
Atleti, Carlos Yulo, është i pari që i jep dy të arta Filipineve në një Olimpiadë dhe shpërblimi për këtë i ka siguruar jetën 24-vjeçarit.
Më 1 gusht agjensia e shit-blerjeve të pronave në Filipine, “Megaworld”, i ka ofruar medalistëve të artë të Filipineve nga një apartament në zonën më të mirë të qytetit Taguig.
Gjimansti pritet që të marrë një banesë, e cila vlen rreth 414,046 mijë dollarë. Përveç shtëpisë 24-vjeçarit i është premtuar nga shteti edhe një çmim prej 10 milionë pezoz filipinas (172,519 mijë dollarë).
Për Julon një sërë restorantesh i kanë ofruar mundësinë e furnizimit pa limit me ramen (gjellë popullore aziatike) për të gjithë jetën ndërsa Universiteti i Mindanao i ka dhënë kredite falas dhe mundësi për të vazhduar studimet.
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128