Superiorja/ Java e 32-të e kampionatit do të luhet të dielën dhe të hënën…

29 Mars 2025, 16:08 / SPORT ALFA PRESS

Superiorja/ Java e 32-të e kampionatit do të luhet të dielën

Java e 32-të e kampionatit të “Abissnet Superiores” do të luhet të dielën dhe të hënën.

Skënderbeu - Dinamo City dhe Partizani - Laçi janë dy sfidat e para të javës, që do të zhvillohen të dielën në orën 17:00, në Korçë dhe në “Arenën e Demave” përkatësisht.

Po të dielën, në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të përballet me Teutën.

Të hënën janë programuar dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të. Në “Adush Muça”, Bylis do të përballet me Egnatian në orën 15:00, ndërsa sfida AF Elbasani - Tirana në “Elbasan Arena” do të luhet në orën 18:00.

 

Po ndodh...