Valsi i trajnerëve në Serie A, Allegri e Gasperini “trazojnë” Italinë

27 Mars 2025, 10:33 / SPORT ALFA PRESS

Valsi i trajnerëve në Serie A, Allegri e Gasperini

Në Serie A, ndryshe nga sezonet e fundit, më shumë po flitet për trajnerët se sa për lojtarët, kjo pasi klube të mëdha si Milan, Juve, Roma etj kanë ndryshuar timonierë, por ky vals pritet të jetë edhe më i fortë sezonin e ardhshëm, ky sërish, këto klube pritet të ndryshojnë trajnerë.

Një nga emrat më të fortë që qarkullon në Itali është Max Allegri, kjo për vetë faktin se ish trajneri i Juves është i papunë, por emri i tij po lakohet fuqishëm pasi sezonin e ardhshëm Allegri pritet të rikthehet në aksion, ku sërish Juve por dhe Milan kanë shfaqur interesim për të.

Një tjetër emër që po lakohet shumë është edhe Gian Piero Gasperini. Ndryshe nga Allegri, Gasperini është aktiv, por pas shumë vitesh në krye të Atalantës, mediat italiane shkruajnë se Gasperini pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Emri i tij po qarkullon fuqishëm në kryeqytet, pasi shihet si pasuesi i Ranierit.

Vetë trajneri nuk e ka mohuar faktin se në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Atalanta: “Unë jam mirë këtu, por çdo fillim e ka dhe një fund”, u shpreh pak kohë më parë trajneri i Gjimshitit.

Nëse Gaspetini vendos të largohet nga Atalanta, atëherë vendin e tij pritet ta marrë Thiago Motta. Emri i ish trajnerit të Juves është lakuar shpesh në Bergamo, gjatë kur ishte trajner i Spezia-s, por dhe kur drejtonte Bologna-n. Për post Gasperini në krye të Atalantas lakohet edhe Igor Tudor, i cili ka marrë provizorisht drejtimin e “Zonjës së Vjetër” deri në përfundim të këtij sezoni.

 

Po ndodh...