Teuta vijon marshimin në Superiore, i imponohet Skënderbeut dhe ruan kreun e renditjes

Teuta vijon marshimin e saj në Kategorinë Superiore. Skuadra durrsake fitoi edhe ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0 në një sfidë që e mbylli me 10 futbollistë dhe ruan kreun e klasifikimit në kampionat.
Të besuarit e Edlir Tetovës e përcaktuan fatin e ndeshjes në favorin e tyre në pjesën e parë kur shënuan edhe të dy golat.
Vetëm 16 minuta iu deshën durrsakëve që të zhbllokonin rezultatin me golin e Sherif Kallakut për të marrë kryesimin në rezultat 1-0. Në të 32 erdhi edhe goli i dytë për Teutën me autor Pedro Martelo dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua nga Bismark, gjuajtja e të cilit u ndal nga bernardoni. Topi shkoi te Zenullari, që shënoi, por goli i tij u anulua pasi futbollisti kishte hyrë në zonë para gjuajtjes së penalltisë. Ndërsa në minutën e 74, Teuta mbeti me 10 futbollistë pasi Boçi u ndëshkua me karton të kuq për reagim antisportiv ndaj Drame. Gjithsesi gjërat nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 2-0 për Teutën që shkon në 16 pikë duke e mbajtur edhe për këtë jave vendin e parë në renditjes.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
