Tragjedia me dy viktima, banorët protestë para qendrës shëndetësore në Vaun e Dejës: Nuk ka mjekë pas orës 16:00

Tre ditë pas tragjedisë së rëndë, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, banorët e Vaut të Dejës dhe familjarët e viktimave kanë zhvilluar një protestë përpara qendrës shëndetësore.
Motra e Sokol Prekës akuzon se viktimat nuk kanë marrë në kohë ndihmën e nevojshme, pasi autoambulanca e Vaut të Dejës ka qenë jashtë funksionit atë natë.
Banorët shprehen se pas orës 16:00, për të gjithë qytetin e rrethinat nuk ka mjek, por vetëm dy infermierë.
Bashkia Vau i Dejës ka rreth 50 mijë banorë. Për këtë arsye, banorët kërkojnë që qendra të marrë statusin e urgjencës mjekësore, me praninë e një mjeku edhe gjatë orëve të pasdites dhe natës, si dhe shërbim të plotë urgjence për komunitetin.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128