U kapën para një atentati në Lezhë, 3 të arrestuarit dyshohet se janë autorë të tre vrasjeve në dy vitet e fundit! Ekzekutuan edhe Artan Myrtajn në Sarandë

Tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli, nga Policia e Lezhës, dyshohen si autorë të tre vrasjeve përgjatë dy viteve të fundit.
Grupi hetimor po mbledh prova pasi ka dyshime se ata janë vrasës me pagesë. Ata dyshohen se kanë ekzekutuar, Artan Myrtajn në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në Qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë.
Vinçesk Piroli dyshohet të jetë ekzekutori kryesor në këto ngjarje.
Dy prej tyre u arrestuan teksa po lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin pas kryerjes së krimit.
Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe një automjet tip “Volkswagen”.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
