U vodhi me dhunë varëset e floririt dy grave, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë varëse floriri nga qafa e dy shtetaseve në rrugë.
Në pranga ka rënë shtetasi P. C., 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 5, Durrës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit dhe verifikimeve të kryera pas arrestimit, rezultoi se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 2 tetor 2026, në lagjen nr. 5, Durrës, i kishte vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt një tjetër shtetaseje.
Ndërkohë, ngjarja për të cilën u kap në flagrancë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, po në lagjen nr. 5. 40-vjeçari dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt shtetases R. T.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. C., 40 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, dje, në lagjen nr. 5, Durrës, ku dyshohet se i vodhi me dhunë, nga qafa, varësen e floririt, një shtetases R. T”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
