VIDEO/ Kaos në aeroportin e Miamit, avioni i Amazon del nga pista dhe përplaset me makina, shpërthen në flakë

6 September 2026, 23:32 / BOTA ALFA PRESS
VIDEO/ Kaos në aeroportin e Miamit, avioni i Amazon del nga pista dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ku një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista gjatë uljes dhe është përplasur me disa automjete të parkuara jashtë perimetrit të aeroportit.

Sipas autoriteteve amerikane, bëhet fjalë për fluturimin 21 Air Flight 7598, një Boeing 767-300 Cargo, i operuar për Amazon Prime Air, i cili ishte nisur nga Aeroporti Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos dhe po ulej rreth orës 14:00 me orën lokale.

Videot që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë avionin të përfshirë nga flakë të mëdha dhe një re të dendur tymi të zi. Zjarrfikësja e Miami-Dade raportoi se mbi 60 njësi janë angazhuar në shuarjen e zjarrit dhe vlerësimin e të plagosurve.

 

Mediat amerikane raportojnë për “pacientë të shumtë” dhe ende nuk ka një bilanc zyrtar të të lënduarve. FAA ka konfirmuar se do të hetojë ngjarjen, ndërsa të gjitha pistat e aeroportit janë mbyllur përkohësisht dhe është vendosur një ndalim fluturimesh.

Po ndodh...

ide