Vrasja e nënës dhe plagosja e babait në Lushnjë, reagon Policia: I sulmoi me...
Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 80-vjeçare ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj, 77 vjeç, është plagosur rëndë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, brenda banesës së familjes.
Autoritetet dyshojnë se djali i çiftit, 45-vjeçari Florjan Dalladaku., ka sulmuar prindërit e tij për motive që ende mbeten të paqarta.
Nga informacionet paraprake rezulton se 45-vjeçari ka përdorur një send metalik prerës, konkretisht një sqepar, duke goditur nënën e tij, F. D., 80 vjeçe. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Po gjatë sulmit është plagosur rëndë edhe babai i autorit të dyshuar, H. D., 77 vjeç. I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa. Policia bën me dije se ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet në zonë dhe po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128